Gjergj Bojaxhiu i ftuar sot në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus ka sulmuar kreun e LSI-së, Ilir Metën. Ai është shprehur se Ilir Meta është ai që kërkon të mbajë peng zgjedhjet e 18 qershorit. Pas deklaratës së Metës, që ai nuk do të hyjë në zgjedhje pa PD-në, Bojaxhiu ka deklaruar se kryeministri në asnjë vend të botës nuk zgjidhet me votëbesimin e opozitës. “Melodrama nuk ka mbaruar. Meta i ka lënë hapësirë vetes për ta ndryshuar deklaratën e sotme. Nuk ndodh në asnjë vend që kryeministri të zgjidhet me votëbesimin e opozitës”, tregon Bojaxhiu në emisionin “Dritare”./dritare.net