Blushi: Kanabisi do ndikojë në zgjedhje, është i licensuar dhe pse jo legal
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Arena” të gazetarit Dritan Hila, Blushi thotë se masa e njerëzve që duan të votojnë kundër tre partive të vjetra është gjithmonë e më e madhe.
Përkundër faktit se sistemi penalizon futjen të vetme në garë të partive të vogla, ai thotë se LIBRA do ti shkojë qëndresës dhe nuk do bëjë koalicion parazgjedhor me partitë e mëdha.
Blushi shqetësim shfaqi edhe lidhur me ndikimin që sipas tij do ketë në procesin zgjedhor kanabisi.
“Kanabizimi i vendit është një tjetër problem që pritet të ndikojë dhe në sistemin zgjedhor. Kanabisi do ketë imakt në zgjedhje jo vetëm si psikozë por edhe si vlerë monetare, pasi rreth 20 % e parave të fituara nga kanabisi mbeten në vendin tonë. Tashmë kanabisi është i licensuar edhe pse jo legal”.
Prononcimi i plotë i Blushit
LIBRA është një organizatë politike që po operon tashmë prej tre muajsh dhe ne po përpiqemi ti japim një fytyrë të re të ndryshme nga ato që jemi mësuar deri më tani.Partitë e vjetra janë kthyer në parti private, nuk respektojnë askënd, ato tashmë nuk bëjnë zgjedhje, deputetët i zgjedhin vet, e kanë mbushur parlamentin me të pasur, të fortë dhe injorantë.
LIBRA është një parti e qendrës. Unë e ndjej veten shume mirë aty, pasi edhe pse vij nga e majta, te LIBRA jam takuar me me shumë që vijnë nga e djathta apo nga kategoria gri.
Tashmë ne jemi prezent në 95 % të Bashkive të Shqipërisë. Në pothuajse të gjitha qendrat e qarqeve kemi zyra të LIBRA-s të cilat hapen me kontributet e anëtarëve pasi nuk kemi sponsor.Por në fakt paratë nuk janë problemi më i madh i partive shqiptare. Problemi më i madh është liria.
LIBRA ka një antarësi me 10 mijë anëtarë ku rreth 7 mijë prej të cilëve janë rregjistruar online.
Ne bëjmë votime të përjavshme. Dhe disa nga qëndrimet deri tani janë mbështetur nga pjesa dërmuese e antarësisë tonë në internet.
Edhe pse ka vetëm 3 muaj, LIBRA ka vendosur që të jetë legjitime dhe në 11 shkurt ne kemi zgjedhjet e para. I gjithi do jetë në internet.Pasi une vij nga një sistem i shëmtuar votimi. Prandaj do votojmë në internet.Kjo është një platformë ndërkombëtare, database e së cilës është në SHBA. Çdo votues do ketë kodin e vet dhe në momentin e votimit ky kod digjet.Pra është e pamundur të votosh dy herë.
Ky është një novacion, siç janë zhdukur librat, gazetat dhe tani të gjitha i kemi online, kjo do ndodhë dhe me votën. Por kjo tani nuk u bë për dy arsye: për politizimin e skajshëm dhe sepse palët që e kanë në dorë nuk kanë nevojë për votim elektronik sepse i kanë numëruesit në tavolinë dhe numëruesit janë disa llogaritarë që i numërojnë votat duke i llogaritur. Prandaj dhe nuk u bë votimi ektronik. Këtu jam i bindur se dhe PD e ka braktisur kauzën e zgjedhjeve të lira, pasi edhe ajo e ka një numërues në tavolinë. Jam I bindur se votimi elektronik nuk do të bëhet, por mund të bëhet numërimi elektronik.
Zgjedhjet e para elektronike LIBRA do ti mbajë më 11 shkurt dhe rezultati do të dalë vetëm gjysëm ore pasi të jetë mbyllur votimi.
Edhe pse sistemi na penalizon qëndresa na favorizon dhe ne po i shkojmë qendresës.
LIBRA e ka të pamundur një koalicion me Sali Berishën për sa kohë ai do vazhdojë të jëtë lideri i vërtetë i opozitës.Pikëpamjet na pengojnë për të shkuar në koalicion.Deri tani mundësia e një koalicioni është 0. Por gjithësesi duhet të shohim deri në fund të marsit dhe antarët e LIBRA-s do shkojnë në votim për të vendosur.
Kanabizimi i vendit është një tjetër problem që pritet të ndikojë dhe në sistemin zgjedhor. Kanabisi do ketë imakt në zgjedhje jo vetëm si psikozë por edhe si vlerë monetare, pasi rreth 20 % e parave të fituara nga kanabisi mbeten në vendin tonë. Tashmë kanabisi është i licensuar edhe pse jo legal.
Por edhe pse përpara vështrirësive, ne duam ti japim shqiptarëve një mundësi të re, LIBRA-n si një projekt të ri unik. Në Shqipëri masa e njerëzve që duan të votojnë kundër tre partive të vjetra është gjithmonë e më e madhe. Dhe jam i bindur që do kemi një mbështetje të madhe si një opsion i ri.
LIBRA është një parti politike që mbështet shtresën e mesme dhe stresën e ulët të Shqipërisë, sepse beson se këto janë shtresa janë shumica e shqiptarëve dhe janë më të papërfaqësuarat në politik.Tre partitë e mëdha që kanë shumicën e votave mbështesin vetëm 1 % të popullsisë.Të pasurit.Parlamenti tashmë është bërë një dyqan me porosi.
Ne kemi një paketë për të nxjerrë nga mjerimi rreth 400 mijë shqiptarë që jetojnë me 400 lekë të vjetra në ditë. Ne kemi bërë një amendament jetik që quhet për minimumin jetik që parashikon që s’duhet të këtë asnjë shqiptar që merr më pak se 170 mijë lekë të vjetra.Dhe të gjitha këto para do ti gjejmë duke anulluar koncensionet. Janë 300 milion euro koncensione që i marrin 8 njerëz .Aq është edhe kjo paketë.
Disa nga pikat themelore të LIBRA janë:
-Minimumi jetik
-Arsimi i detyruar dhe në gjimnaz
-Do reduktojmë tarifat universitare
-Për bujqësine, do ti vëmë kufi ligjit 7501 pasi nuk mund të vazhdojë më që kryetarët e komunave të vazhdojnë të japin akoma toka që si kanë të tyre.
-Do ulim subvencionimin e akcizës së naftës për bujqësinë dhe për plehrat kimikë
-Duam të ulim TVSH për një numër të caktuar të shportës
Jam e bindur që të gjitha këto mund të bëhen por deri tani nuk janë bërë për shkak të monopoleve që kontrollojnë qeveritë./Oranews.tv/