Blushi: Dibra nuk votoi PD-në as Rilindjen. Votoi qeverinë, nga frika

Deputeti kontrovers i PS­së, Ben Blushi mbajti një fjalim sot në Parlament, ku shpjegoi sipas tij se përse në Dibër fitoi thellë PS­ja. Sipas Blushit, dibranët janë zhytur në varfëri ekstreme dhe ata nuk votuan të majtën për këtë, por qeverinë, kushdo që të ishte ajo.

Kjo sipas tij ka ardhur, pasi dibranët kishin frikë se mos humbnin edhe atë pak gjë që kanë. Ai madje i ktheu edhe përgjigje opozitës për pretendimet e saj për blerje votash. Sipas tij, është e pamundur që të blihen 4 mijë vota. “Rama i bindi dibranët, se pa Dibrën nuk e bën dot Shqipërinë”, tha Blushi.

LEXO DHE :  Vrasja e Nardit të Bujtinave, kolegët tregojnë takimin e fundit: Ja çfarë folëm!

“Partia Demokratike nuk është aspak e besueshme në atë që thotë. Ata kanë humbur dhe mua më shijon humbja e PD-­së, më shumë se leximi i një romani. PD e meriton të humbë si grupim politik i pamotivuar dhe i pavotueshëm. Ajo që më habit mua në rastin e Dibrës, është fitorja e pamerituar e qeverisë. Edhe vetë Rilindja që foli sot për Dibrën, e ka të vështirë të shpjegojë se çfarë ndodhi atje”, tha Blushi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.