“Referendumi konfirmon mandatin e Ramës si kryetar. Nuk bëhet fushatë sepse dihet rezultati. Bashkë me socialistët e tjerë që na u mohua e drejta do vazhdojmë luftën brenda partisë. Rama s’ka respekt për vetveten dhe do të nxjerrë anëtarët e PS-së në votim duke i kërcënuar me heqje nga puna për ta çuar pjesëmarrjen në 90 % në një kohë kur pjesëmarrja në zgjedhjet lokale dhe parlamentare ka qenë nën 50 %”, tha Blushi.
Kongresin i Partisë Socialiste vendosi Mbajtjen e referendumit më 19, aty ku gjithë anëtarësia do të shprehet nëse mandati i kryetarit rikonfirmohet automatikisht nëse ai është edhe kryeministër i vendit.
Ndërsa deputetja Hafizi është ndalur tek probleme të tjera, duke u shprehur se për referendumin “anëtarëve po iu hiqet e drejta e votës”.
[cycloneslider id="13853"]