Bllokohen 8 mësues në Dukagjin, bëjnë apel për ndihmë: Po shembet shkolla
E Enjte 10 Janar 2019, 23:11
Dritare.net
Njëri nga mësuesit, Kol Vladaj tha në një lidhje telefonike për Report Tv se shkolla rrezikon të shembet dhe situata mund të përkeqësohet.
“Jemi të ngujuar prej 3 ditësh. Sot kishte intensitet më të lartë reshjesh. Pamundësia bëri që mësimi të ndërpritej. Shkolla rrezikon të shembet. Jemi të bllokuar, dëbora ka shkuar 1 metër. Na duhen ushqime. I bëj thirrje prefektit dhe ministrit të marrin masat sepse nga momenti në moment jemi në rrezik. I bëj thirrje shtetit që të na ndihmojnë dhe të marrin masa emergjente sepse situata mund të agravojë”, u shpreh mësuesi Kol Vladaj./ I.M-Dritare.net