Bllokimi i rrugëve, ja si janë shpërndarë ish-deputetët e opozitës!
Dritare.net
Opozita do të protestojë njëkohësisht në 5 qarqe të vendit. Konkretisht: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë.
Kreu i PD, Lulzim Basha do të jetë në Milot, ndërsa kryetarja e LSI,Monika Kryemadhi në Plepa të Durrësit ku do të bllokuhet aksi Plepa-Kavajë.
Më poshtë shpërndarja e depuetëve në rrethe:
Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja
Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja. Nga LSI: Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci.
Durrës-Plepa
Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje.
Kryetarja Monika Kryemadhi, Endrit Braimllari, Nasip Naco dhe Nora Malaj.
Elbasan
Nga PD: Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Nga LSI: Edmond Haxhinasto
Fier
Nga PD: Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu. Nga LSI: Kejdi Mehmetaj.
Milot
Nga PD: Kryetari Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Nga LSI: Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela./ I.M-Dritare.net