Bllokimi i rrugëve, BE paralajmëron trazira në Shqipëri
Dritare.net
Deklaratat e Lulzim Bashës “A doni luftë, luftë do ketë, shponi gomat e makinave, dhunoni dritaret, nxirrini ata nga zyra. Nuk do të gjeni vrimë ku të futeni” kanë ngjallur një frikë të madhe tek zyrtarët e BE, për nisjen e një konflikti në Shqipëri.
“Kriza vjen në një kohe kur vendi po kalon krizë politike pasi ligjvënësit e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, kusht bazë për çeljen e negociatave. Europa po përgatitet për mundësinë që PD mos marrë pjesë në zgjedhje. Besoj se ajo do jetë e vështirë, por e menaxhueshme. Një tjetër burim nga Komisioni i Jashtëm Parlamentar tha se, delegacioni është një mundësi për të zgjidhur situatën aktuale politike, dhe për të arritur një marrëveshje që t’i lejojë opozitës të hyjë në Kuvend, dhe më pas të marrë pjesë në zgjedhje. Delegacioni i PE i drejtuar nga Mc Allister do përpiqet të zbusë tensionet në Shqipëri” shkruan Eureporter./ dritare.net