Blerta u nda nga jeta një vit më parë, ja pengu i vëllait të saj!
Dritare.net
Vëllezërit e saj kanë qenë sot të ftuar në emisionin e mëngjesit në “A1 Report”, ku kanë folur për ndarjen e dhimbshme nga jeta të motrës së tyre.
Dy ditë më parë vëllezërit e Blertës publikuan edhe klipin e këngës së tyre “Si ta pranoj”, dedikuar humbjes së të motrës.
Gjatë intervistës, Ermal Pepa ka ndarë me shikuesit pengun e tij më të madh, dëshirën që nuk mundi t’i plotësonte Blertës përpara se të futej në sallën e operacionit.
“Një natë para se të ndërronte jetë kam qenë duke punuar deri vonë, se koncertet zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Nuk fjeta punë por shkova direkt në spital dhe kam ndenjur atje gjithë ditën, deri rreth orës 6 pasdite. Ngaqë nuk po futej në operacion, i kërkoj Blertë të shkoj pak në shtëpi sepse isha shumë i lodhur.
Ajo sikur ta ndiente filloi të qante dhe të më thoshtë të mos shkoja. Unë isha shumë keq dhe i kërkova të shkoja vetëm për të bërë një dush. Kjo gjë më ka ngelur në mendje, sepse nuk arrita ta takoj për herë të fundit,” ka treguar Ermal Pepa. V.d/Dritare.net/