Beyonce ka bashkuar forcat me grupin e njohur të muzikës country, Dixie Chicks dhe ka pushtuar skenën mbrëmë gjatë ndarjes së çmimeve më të rëndësishme të kësaj muzike.
Ata kanë performuar këngën “Daddy Lessons” nga albumi Lemonade i Beyonce, ndërsa këngëtarja është shfaqur perfekte, si në dukje ashtu edhe në këndim, duke lënë gojëhapur adhuruesit e kësaj muzike.
Dixie Chicks më herët kanë bërë një ‘cover’ të kësaj kënge gjatë një prej koncerteve të tyre, të cilin Beyonce e ka pëlqyer shumë dhe duket se prej aty ka lindur ky bashkëpunim./lajmi.net.