Beti Njuma poston videon: Aksioni i pazakontë për të shpëtuar miken tonë, nga aksidenti i rrezikshëm!

Drejtoresha e Informacionit të “Ora News”, Beti Njuma, së fundmi ka publikuar një video në Instagram, ku tregon për aksidentin që një shoqja e saj pësoi teksa po ngjitej në Malin e Çikës në Llogora. Gazetarja falënderon Ministrinë e Mbrojtjes, pilotët e Forcave Ajrore, dhe mjekët që shpëtuan miken e tyre pas aksidentit. Me gjithë terrenin e vështirë malor, sipas gazetares, misioni i pazakonte i shpëtimit u krye me sukses. Njuma gjithashtu falënderon edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për gatishmërinë e treguar.

“Të dashur miq, videon që po postoj e kam xhiruar dje pasdite në Malin e Çikës në Llogara, në lartësinë 1400 metra. Një nga shoqet e grupit të ngjitjeve alpinistike pësoi një rrëshqitje që mund të kish qenë fatale, për të dhe ne që e kemi pasion këtë sport. 
Zoti deshi që shoqja jonë të shpëtonte ndonëse pësoi dëmtime serioze në disa pjesë të trupit. Ishte ndihma dhe ndërhyrja spektakolare e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes, pilotëve Faslli Spahiu dhe Anduel Llazari të Forcës Ajrore, baza e Farkës ddhe mjekëve që e shpëtuan miken tonë duke e transportuar nga maja e malit drejt Tiranës. Menjëherë sapo mori njoftimin nga ne, misioni i shpëtimit nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Njësia 🚁 u nis drejt Çikës duke realizuar këtë mision të pazakontë shpëtimi, që zgjati mbi tre minuta, në një terren të vështirë malor me pjerrësi të skajshme. ‪Faleminderit grupit të Emergjencës së Ministrisë së Shëndetësisë për ndërhyrjen në kohë rekord, pilotëve për profesionalizmin e lartë dhe ministres Manastirliu për gatishmërinë e treguar. Së fundi një falënderim për të gjithë çunat dhe gocat e HAMC për solidaritetin dhe ndihmën e parë që dhanë në mal për shoqen e dëmtuar.”,- shkruan gazetarja./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Pas disfatës së madhe, May përballet sot me votën e besimit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.