Partia Socialiste duket që po e kthen në fushatë marrjen e këshilltarëve të LSI në shumë Bashki të Shqipërisë një vit para zgjedhjeve lokale. Është e qartë, që natyra pragmatiste e partisë që ka mundur të ngjiz LSI, si forcë e tretë në vend, bën që shumë anëtarë të saj të mos e “durojnë” dot të qenit në opozitë. Ajo është një parti që u rrit në pushtet pas vitit 2009. Deri në zgjedhjet e vitit 2009, ajo ishte në prag të mbijetesës dhe pas tetë vitesh në pushtet arriti të shkoj në rreth 200 mijë vota.
Edhe pse lindi si një fraksion I së majtës, ajo në të vërtet u bë rrufepritëse e gjithë njerëzve të zhgënjyer që shetisin nga një parti e vogël në tjetrën në kërkim të pushtetit. Dhe si e tillë u rrit aq shumë. E drejtuar me efiçencë dhe pa ideologji politike, herë si ekstremiste e majtë e herë si e djathtë, LSI arriti të ishte shpresa e çdo kujt që I rrezikohej pushteti nga zgjedhjet në Shqipëri dhe bëhej garanti I saj.
Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ajo është partia e parë pragmatiste e Shqipërisë, e cila natyrisht u demonizua shumë si nga PD dhe nga PS për shkak të natyrës “predatore” të saj ndaj shtetit.
Fushata e re e socialistëve kundër LSi, edhe pse ngjan triumfaliste, në të vërtet nuk prodhon ndonjë gjë të re politikisht për socialistët por thjesht rëndon më tej demokratat.
Socialistët e shtuar me të ikurit nga LSI nuk është se bëhen aq shumë sa të ndjehen të fituar, dhe LSI me të ikurit e rinj, nuk është se ndjehet aq shumë e humbur. LSI nuk e ka suksesin tek besnikëria politike, por tek pragmatizmi politik dhe ajo në horizont nuk pret të rritet si opozitare por si “predatore” e PD në këtë rast.
Fuqia e LSI është të diktoj rregullat e lojës për PD që do të vij në pushtet dhe jo të ruaj këshilltarët e mërzitur të saj nga të qenit opozitar.
E vetmja luftë reale kundër LSI, ka qenë 18 Maji, Marrëveshja Rama Basha, e cila synoi ta eleminonte atë nga skena politike. Asaj beteje LSI I rezitoi fal dhe inercisë të të qenit në pushtet, dhe shpresës se PS nuk do t’ia dilte e vetme.
LSI realisht e dëmtoi PD me humbjen e saj, më shumë se sa PS me fitoren e saj.
Dhe LSI ka në dorë tani të shktaërroj PD. Nëse PD rritet dhe bëhet aq e rëndësishme sa me votat e LSI kalonë shumicën, atëhere LSI nuk I ka ndodhur asgjë, se ajo do të vazhdoj të jetë në pushtet dhe do të ripërtërihet me tradhëtarë të tjerë nga PS ose PD.
Pra politikisht Partia Socialiste bën një luftë të padobishme kundër LSI, për aq kohë sa nuk ka më Marrveshje me Lulzim Bashën për ta shkatërruar atë. Këtë Marrëveshje Lulzim Basha e prishi, qyshkurse pranoi të bëhej një front opozitar me LSI.
Tani LSi është problem I PD dhe jo I PS. Biles moralisht për PS, është një luftë dhe më e padenjë, pasi nuk shikoj ndonjë socialist të gëzuar se ju bashkohen këshilltarë të LSI, pasi I shikojnë më shumë si problem, se si shpëtimtar.
Promovimi I ikjes së këshilltarëve nga LSI tek PS mund të shërbej si tregues që PD nuk është më shpresë për pushtet për shumë nga LSI, por nuk është mëkat I tyre. Ata janë të sinqert në nuhatjen drejt pushtetit.
Vet LSI po ashtu nuk është e shqetësuar për këtë punë, përderisa Basha ka nevojë për ta për tu rikthyer në pushtet. E gjithë kjo lëvizje e PS vlen vetëm se e afron më shumë LSI me Bashën dhe e bën PD të varur nga fati I saj. Pra kjo është një betejë fallco kundër LSI, pasi në thelb është një betejë më shumë kundër PD , se sa kundër LSI, pasi PD bëhet e pashpresë nga kjo lëvizje. LSI nuk e numuron dot kur është në opozitë. Atë e ndjen vetëm kur vjen në pushtet./ TemA