Beteja e ashpër tregtare vazhdon, Trump gati të paralizojë Kinën

Pak javë më parë Presidenti Donald Trup vendosi që të vendoste taksa që arrini nderi në 200 miliardë dollarë për Kinën, për shkak të shkeljes së pronës intelektuale nga kjo e fundit.

Plotë 6000 artikuj të ri që hyjnë nga Kina në SHBA u taksuan dhe Kina menjëherë u kundërpërgjigj me taksa për SHBA, duke nisur kështu një luftë tregtare që po trondit tregjet,shkruan dritare.net.

Por, asgjë nuk ndalet me kaq Presidenti Trump ka paralajmëruar se çdo produkt kinez që hy në SHBA të taksohet, dhe shtoi se tarifat mund të jenë deri në 500 miliardë dollar, çka do të sillte edhe kundërpërgjigjen e Kinës, dhe hyrjen në një fazë tjetër të betejës së ashpër tregtare.

LEXO DHE :  Dimri i ftohtë, Bashkia e Parisit do të hapë dyert për të pastrehët

Pak ditë më parë, Trump deklaroi se është Evropa armikja më e madhe e SHBA në tregti, e më pas Rusia dhe Kina, shkruan Dritare.net.

Trump gjithashtu hodhi akuza në twitter ndaj Evropës dhe Kinës se po zhvlerësojnë dollarin amerikan me qëllim.

Shumë kompani në SHBA janë kundër përdorimit të tarifave ndaj Kinës, duke thënë se ata rrezikojnë të dëmtojnë biznesin dhe ekonominë pa pasur mundësi të ndryshojnë sjelljen.

Tregjet evropiane të aksioneve ranë pas deklaratave të Trump./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.