Këngëtarja e famshme Xhensila Myrtezaj feston sot datëlindjen. Në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim mjaft ëmbël nga i fejuari i saj aktori Bes Kallaku. Ai ka zgjedhur fjalët më të veçanta për të uruar dashurinë e jetës, në këtë ditë të shënuar. “Sot personi përgjegjës për zbukurimin e ditëve të mia, gjysma ime me e mire, ka ditëlindjen. Trëndafili im, ngjyrat e mia, humori im i mire. Zoti të ndrittë jetën zemër. Flm për dashurinë dhe gjithçka. Te dua më shumë se domatet”, shkruan Besi. V.D/Dritare.net/