Bernie Sanders/ Kandidati për president në SHBA që është kundër oligarkëve ka fituar 550,000 dollarë në një vit!
E Martë 16 Prill 2019, 16:04
Dritare.net
Deklarimi i taksave të tij për vitin 2018 tregon se ai dhe bashkëshortja e tij, Jane, kanë fituar më shumë se 550,000 dollarë, duke përfshirë 133,000 dollarë të ardhura nga paga si senator dhe 391,000 dollarë të ardhura nga shitja e librit të tij "Revolucioni ynë: Një e ardhme ku mund të besosh".
Regjistrimet e taksave tregojnë se Sanders, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë thirrje për një ekonomi dhe qeverisje që punon për të gjithë dhe jo vetëm për 1 përqind të njerëzve, është brenda 1 përqindëshit të njerëzve me më shumë të ardhura në SHBA . Sipas Institutit të Politikave Ekonomike Liberale familjet në SHBA që fitojnë 421,926 dollarë ose më shumë në vit janë pjesë e këtij grupi./D.B/Dritare.net