Berisha thirrje socialistëve: Largojeni Ramën sa më parë!
Dritare.net
“Siç e patë erdha këtu të vizitoj një ekspozitë nga piktori Avni Delvina. Ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i Donald Trump. Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. U bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti sepse e them me bindjen time më të thellë se urrejtja ndaj tij bëhet çdo ditë me e pakufishme. Të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës sepse ky është një revolucion i nisur nga studentët. Çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar. Cdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt, me këtë rast unë u bëj thirrje, socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të largojnë me urgjence Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti pasi e them absolutisht me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Ramës dhe regjimit të tij bëhet cdo ditë e më e pakufijshme. Unë kam konstatuar më datë 16 dhe dje në masat e gjera protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në 1990-91 ndaj diktatorëve dhe diktaturës. Në këto kushte u bëj thirrje socialistëve mos e nënvlerësoni situatën se dënimi, mbarëpopullor për Ramën po afron e do të jetë i sigurtë e tepër i rëndë, t’i thërrasin mendjes.",- tha Berisha./K.C/dritare.net