Berisha sulmon Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun: Të dy argatë të Serbisë së Madhe
E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 23:11
Dritare.net
“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Thaçi ka qenë komandant i UÇK-së? Kjo ska rëndësi. Njerëzit gjykohen nga veprimet e tyre në vazhdimësi. Në këto momente ai është duke zbatuar pikë për pikë agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës” – tha Berisha.
“Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces. Ai e është duke ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces. Tashmë Thaçi ka edhe mbështetje mediatike sepse Klan Prishtina (Klan Kosova) është kthyer si Tele Beogradi” – u shpreh Berisha./A.C/dritare.net