Berisha: Ja pse e takova Blendi Fevziun dhe çfarë më tha

Gjatë intervistës më gazetarin Rolan Qafoku në emisionin e tij “Debat” në Channel One, ish kryeministri Sali Berisha përmendi se Ramiz Alia dhe Kristaq Rama kanë qenë rezidentë të KGB në Shqipëri. Ai ka përmendur edhe emra të tjerë tw cilët gazetari Qafoku nuk preferoi ti bëjë publike pasi kishte frikë mos destabilizohej vendi.

Dritare ka mundur të sigurojë intervistën e plotë ku dalin edhe emra të tjerë. Ja pjesë të saj:

Qafoku: Zoti Berisha, si është e mundur që e dini se Ramiz Alia dhe Kristaq Rama kanë qenë rezidentë të KGB në Shqipëri?

Berisha: Dëgjo Roland, kohët e fundit kam pasur një takim shumë frytdhënës me gazetarin Blendi Fevziu. Siç e dini dhe siç e ka pohuar ai vetë, ai ka mardhënie shumë të ngushta me shërbimet sekrete perëndimore. Është një tip Shulcbergeri shqiptar. Pra…

Qafoku: Një minutë zoti Berisha, që ta ketë të qartë edhe shikuesi, kush është Shulcbergeri?

Berisha: Ka qenë një gazetar i New York Times në vitet pas luftës së II-të botërore me njohje të thella politike dhe agjenturore. Pra siç të thashë Fevziu njeh shumë agjentë perëndimorë të cilët i kishin kërkuar që të çante pak në drejtim të FSB-së, se ata nuk po e infiltronin dot.

Qafoku: Ashtu ë?

Berisha: Po, po, Roland. Pa problem, ju tha Fevziu. Pas kësaj ai rekrutoi atasheun ushtarak sovjetik i cili pranoi të jepte çfarëdolloj informacioni vetëm që të dilte në një intervistë tek Fevziu. Fevziu i kërkoi dosjen shqiptare. Ai ja dha por Fevziu i tha se me kaq nuk i jepte dot asnjë gjysëm ore kohë. Atëhere ai i solli gjithë agjentët e tyre në perëndim. Pas kësaj, ju e dini, ndodhi çështja Skirpal në Britani. Kjo falë informacionit të Fevziut.

Qafoku: Ncuq ncuq!

Berisha: Po po Roland. Pas kësaj Fevziu i tha Bushatit që ta përzinte atasheun, dhe kështu ndodhi. Britania siç e dini e ka dekoruar me urdhërin e “Zharretierës”.

Qafoku: Zoti Berisha, si ka mundësi?

Berisha: Ka mundësi Roland, ka. Pas kësaj Fevziu më kërkoi takim. Unë pranova dhe aty më dha dosjen dhe pashë kush janë agjentët rusë në Shqipëri. Ata janë Ramiz Alia dhe Kristaq Rama.

Qafoku: Me të vërtetë?.

Berisha: Po po Roland, por ka edhe të tjerë.

Qafoku: Po cilët janë zoti Berisha?

Berisha: Është Gramoz Ruçi që u rekrutua kur ka qenë mësues në Salari. Pastaj rekrutuan Sul Bushatin, por me kusht që të rekrutonte edhe djalin. Pastaj rekrutuan që në gjimnaz Arben Ahmetajn. Këtë e di mirë se e kanë rekrutuar me femra, se ka qenë qejfli që i vogël. E fundit në rradhë ka qenë Ogerta Manastirliu. Këtë e rekrutuan në moshë shumë të re, duhet të ketë qenë në kopësht. Edhe Edi Ramën e rekrutoi babai i tij, Kristaqi.

Qafoku: Zoti Berisha, si ka mundësi?

Berisha: Ka mundësi Roland ka. Mi ka shpjeguar shumë mirë miku im Damir Fazlliçi këto, se ai ka pas një dajë shef të UDB-së. Plus që Fevziu është tip modest dhe nuk gënjen.

Qafoku: Zoti Berisha, të vjen keq që të publikojmë vetëm dy të parët, përndryshe do destabilizohet vendi?

Berisha: Si të duash Roland. Po të them edhe një të fundit: Ver Llapa është edhe ai agjent rus.

Këtu regjistrimi ndërpritet pasi Qafokut i bie të fikët./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.