Berisha: Ja ndryshimi në marrëveshjen e detit mes asaj të 2009 dhe tani!
Dritare.net
Berisha ka treguar ndryshimet që ka marrëveshja që ka bëra ai në vitin 2009 dhe marrëveshja që ka bërë Rama.
“Duhet të dini të lexoni deklaratat nuk keni faj, se ka disa gjëra të ndërlikuara. Çështjet e kufirit detar zgjidhet me barazlargimin, është përdorur në 98% të kundërshtive në Evropë.
Por ka një mënyrë dhe ne këtë mënyrë përdorëm, dhe kush të dojë le të masë dhe nuk i është dhënë një metër det Greqisë nga ne.
Por për interes të një pale të tretë Rama e çoi në Kushtetuese dhe e hodhën poshtë.
Cila është metoda e dytë që ka përdor Edi Rama, sipas kësaj metode palët ulet dhe thonë dhe thonë do e ndajmë në këtë mënyrë ti merr ketë unë marr këtë. Në këtë rast çohet në gjykatë dhe vendoset sa do marr një pale dhe sa do marrë pala tjetër.
Edi Rama ka gjetur zgjidhje me pazare dhe ky është një veprim anti-kombëtar. Edi Rama i ka dhënë zonën më të rëndësishme me naftë dhe gaz me marrëveshjen që ka bërë me Greqinë.”,-ka deklaruar Berisha./ I.M-Dritare.net