Berisha: Ja kush është Ermali në audiopërgjimin e Agron Xhafajt!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” ka folur për audiopërgjimin e publikuar nga PD, që pretendohet të jetë biseda mes Agron Xhafajt dhe një trafikanti.

Berisha zbuloi dhe personazhet në këtë audio, ku tha se njëri është një oficer i lartë policie.

Pasi u mësua se “Toto  qorri” ishte një person që kishte një lokal tek Uji i Ftohtë në Vlorë, Berisha zbulon edhe kush është Ermali, personazh i përmendur në audiopërgjim

“Ka problem këtu se dihet kush është ai Ermali, njëri është officer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Nuk ka falsifikim më të shëmtuar se ky që ka bërë Xhafaj, me këtë që ka bërë ky mund të strehoet në Shqipëri çdo terrorist i rrezikshëm në botë.  Fatmir Xhafaj është një nga njerëzit më pa karakter të këtij vendi,” tha Berisha./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Deklaratë e fortë/ Salinanji dëshmon në Prokurori: Prova të tjera nga audio-përgjimi

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*