Berisha: Ja kush e kërcënoi gazetaren që foli për Olsi Ramën!
Dritare.net
Berisha ka deklaruar se Llabani është kërcënuar pasi ka folur në një emision për vëllanë e kryeministrit Rama, Olsi Rama.
“Vetëm parlament nuk është, denoncoj para cdo shqiptari qëndrimin banditesk që turpshëm, skizoid, të kreut të ekzekutivit shqiptar i cili si askush tjetër në faqen e dheut, në planet, kalon para një grupi njerëzish dhe u thotë mirëmëngjes kazan.
Përvec kësaj një akt të shëmtuar kemi parë ne këtë javë, ku një gazetare pati kurajon dhe denoncoi vëllain e Ramës si eksponent të bandës së Xibrakës cka kam sjellë fakte këtu në mënyrë të përsëritur, i dërgon Gaz Demin për ta kërcënuar një zonjë, një nënë, një vajzë për fjalën e lirë dhe kur ajo me vullnet i hodhi poshtë, i dërgon Gëllcin ti presë rrogën. Situata e mediave është katastrofale e kërkoj të vihet në rend dite edhe rezoluta e llum kazanit për të vendosur nderin në vend të mediave shqiptare.”,-ka thënë Berisha./ I.M-Dritare.net