Berisha: Droga transportohet me makinat e OSHEE për llogari të Edi Ramës

Në fjalën e tij në sallën e Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin e lidhjes së kryeministri Rama me kanabisin. Sipas Berishës, droga kontrollohet nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri.
Gjatë fjalës në sallën e Kuvendit, ish kryeministri Berisha tha se droga transportohet nëpër Shqipëri me makinat e OSHEE-së.
“Pse do të merremi ne me fshatarin e thjeshtë që mashtrohet ?! A e dini ju se ky ka një njeri më të afërt se këmishën në vjedhje? Ardian Çela quhet, ai terroristi i OSHEE.
 A e dini se makinat e OSHEE e transportojnë në katër anët e Shqipërisë drogën? A e dini ju?
 A e dini se drogën e Kurveleshit e lëviz Saimir Tahiri?
 E ka marrë përsipër transportin me Ardian Çelën, absolutisht po.
 Të jeni të bindur që do të paguani një çmim shumë të shtrenjtë për këtë që po bëni?i Iku Riformato, erdhi Guido.
 A e dini ju që ky Guido është në ndjekje penale? Ja ku e keni. A e dini se kryeskafisti e ka mbushur Shqipërinë me 150 lejë skafesh?
 Sa drogë mendoni ju se është mbjellë në Shqipëri? Të paktën 20 milionë rrënjë. Minimumi. Po, po sot, Shqipëria, a e dini ju sa sms i ka dërguar Ymer Lalës ky zotëria?
 Le të thotë vetë ai po deshi që s’i ka dërguar. I kontrollojnë shërbimet partnere të gjitha. Kjo ju djeg juve. Le ta mohojë po të dojë e të thotë se s’më ka dërguar asnjë mesazh dhe unë do të jap përmbajtjet e tyre pastaj”, – u shpreh ish kryeministri Sali Berisha.
LEXO DHE :  Ja disa mënyra si të mbroni lëkurën nga i ftohti!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.