Beogradi ndizet kundër presidentit Vuçiç: Je hajdut!

Mijëra njerëz kanë marshuar në qendër të Beogradit mbrëmjen e djeshme, në shenjë proteste kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Të paktën 10 mijë persona i janë bashkuar protestës së të shtunës, duke shënuar kështu javën e 7 të tubimeve në Beograd.
Duke brohoritur “Vuçiç largohu”, protestuesit bllokuan rrugët e kryeqytetit serb, ndërsa këtë herë parakaluan para selisë së televizionit publik, i cili ka injoruar protestat disajavëshe kundër Presidentit, informon dritare.net

LEXO DHE :  Masat e policisë për protestën e së enjtes para Parlamentit!


“Ne kemi vetëm një kërkesë, duam që ky regjim të ikë, dhe të ketë zgjedhje të lira.”,- thotë një nga protestuesit.
Sipas medieve serbe, protestuesit janë të pakënaqur nga qeverisja dhe niveli i lartë i korrupsionit. Me pankarta në duar, “Sapo ka filluar”, apo “Je hajdut”, ata i drejtohen Presidentit Vuçiç, duke i bërë thirrje që të largohet./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.