Bënin namin në Itali, 21 shqiptarë arrestohen për shfytëzim prostitucioni

21 shtetas shqiptarë janë arrestuar në Milano të Italisë si anëtarë të një grupi kriminal të cilët shftëzonin vajza për prostitucion.

Policia ka rënë në gjurmët e grupit kriminal, pas arrestimit të Emiliano Biqmetit, pasi ky i fundit kishte vrarë me plumb në zemër Ilir Berishën me 15 shtator 2017.

Hetimet një vjeçare zbuluan se vrasja e Berishës kishte lidhje me grupin kriminal.

Shqiptarët rrëmbenin vajza, 25 prej tyre të identifikuara, nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Hungaria e i shfytëzonin për prostitucion në Itali.

LEXO DHE :  Studimi befasues/ Varësia ndaj drogës mund të vijë nga një virus i lashtë

Vajzat, e moshës 20-25 vjeç, mes tyre edhe minorene, shoqëroheshin gjatë “punës” nga një anëtarë i grupit, dhe fitimet shkonin 6-12 mijë euro muaji për anëtarë.

Gjatë aksionit përveç 21 shqiptarëve të arrestuar, u sekuestruan edhe 38 kg marijuanë fshehur në një kamion në Brianza, një pistoletë e 25 mijë euro./ I.M-Dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.