Bëni këto 10 gjëra, dhe s'do keni probleme me flokët e yndyrshëm!
Dritare.net
Por dritare.net vjen me zgjidhje për ju, shikoni më poshtë disa truke të vlefshme.
1. Kujdes me ushqimin
Nëse doni të parandaloni vajin e prodhuar në kokë, atëherë mos hani ushqime yndyrore. Zëvendësoni këto ushqime, duke konsumuar fruta, perime, arra etj.
2. Përdor shampo të thatë
Për të fshehur yndyrën në flokë, përdorni shampo të thatë. Shapoja e thatë i ndan flokët në fije dhe duhet ta aplikoni direkt në rrënjë.
3. Mos anashkalo aksesorët
Një shall mund të ndryshojë komplet stilin tuaj të flokëve, pavarësisht se çfarë lloj floku keni. Shamia dhe shallet mbrojnë flokët nga yndyra.
4. Temperatura e ujit që laheni
Tempertura me të cilën ju lani flokët është e rëndësishme, uji i nxehtë rrit aktivitetin e yndyrave, ndërsa i vakëti më pak. Është gjithashtu mirë t’i lini flokët të thahen vetë, dhe jo me tharëse.
5. Bëni flokët bishtalec
Mënyra më e mirë për të fshehur flokët me yndyrë është t’i bëni bishtalec.
6. Krihi flokët para se të flesh
Është gjithmonë mirë që para se të flini t’i krihni flokët. Pasi të jeni shtrirë, tërhiqini flokët dhe vendosini mbi jastëk, ose kapini bisht.
7. Ndryshoni ndarjen
Ndryshoni ndarjen e flokëve për dy arsye. 1. Ndryshimi i ndarjes nuk tregon shumë yndyrën dhe 2. Do ju bëjë të dukeni më bukur.
8. Mos i ngjisni për koke flokët e kapura
Flokët e lëmuar do ju tregojnë më shumë yndyrën, në vend të kësaj zgjidhni stilet e lirshme të kapjes së flokëve.
9. Lani krehrat
Pastroni krehrat e flokëve, sepse duke u krehur ju lini aty gjithë mikrobet dhe yndyrat.
10. Mënyra e duhur për të larë flokët
- Pas dushit mbani mend:
- Mos thani flokët me peshqir, por me bluzë.
- Mos e fërkoni kokën me peshqirë.
- Mos i thani flokët me tharëse.
- Dhe nëse i thani me tharëse, thani para me bluzë./E.B-dritare.net