Bënë namin për Sfakianakis, nuk hapën gojën për rivarrimin 578 ushtarëve grekë
Dritare.net
Në Këlcyrë, në Kishën Ortodokse u krye rivarrimi i 578 ushtarëve grekë. Grekët thonë se ku kanë të rënë dhe varret e të rënëve të tyre është tokë greke. Pyetja është e thjeshtë: ku ishin dhe ku janë këta nacionalistët e zjarrtë që u shqetësuan kur erdhi Notis Sfakianakis për një koncert dhe tani që është rasti nuk iu duket as surrati e as zëri?! Sepse te jesh nacionalist është gjë tjetër, të jesh pseudonacionalist është gjë tjetër, e të jesh paçavure publike nacionaliste është gjë tjetër. Si këta të fundit kemi me tonelata që i shohim të zjarrtë nëpër studio televizive e portale, por jo aty ku është vendi e kur duhet. Respekt për qëndrestarët e kauzave që janë te paktë dhe prej vërteti në Shqipëri. Te tjerët janë spurdhjakë(e) që kërkojnë famë publike./dritare.net