Aktori i njohur për rolin e tij si Behlul nga seriali “Dashuri e Ndaluar”, Kivanc Tatlitug ka treguar edhe një herë se sa shumë e do bashkëshorten e tij stilisten turke Basak Dizer. Dritare.net informon se bashkëshortja e tij ka postuar një foto në të Stambollit në instagram dhe ku e ka shoqëruar me fjalët “Istanbul”. Nuk ka vonuar edhe komenti i aktorit të njohur i cili ka shkruar “Me ty është i bukur”./M.S-Dritare.net