Bëhet baba për herë të tretë, shihni dedikimin që i bën të bijës The Rock!
E Martë 24 Prill 2018, 09:09
Dritare.net
Ditën e djeshme, Dwayne “The Rock” Johnson, u bë baba për herë të tretë. E dashura e tij, Lauren Hashian solli në jetën një vajzë, dhe këtë lajm aktori e ndau me ndjekësit në Instagram, duke i bërë një dedikim super të bukur.
“Lëkurë mbi lëkurë. Fuqia jonë.
I bekuar dhe krenar që sjell në jetë një tjetër vajzë të fortë. Tiana Gia Johnson u soll në jetë si forcë e natyrës dhe mami Lauren lindi si një yll rroku. Unë u rrita i rrethuar nga gra të forta, por pasi mora pjesë në lindjen e bebushes Tia, e kam të vështirë të përshkruaj nivelin e ri të respektit, dashurisë dhe admirimit që kam për Lauren dhe për gjithë nënat.
Një fjalë për ju djema të zgjuar. Është shumë e rëndësishme të jeni pranë të partneres suaj kur ajo është duke lindur. Jini sa më suportivë, mbajini duart, këmbët, çfarë të jetë e nevojshme. Por nëse doni të kuptoni momentin më të fuqishëm e më primar në jetë, shihni fëmijën tuaj teksa lindet. Të ndryshon jetën dhe respekti e admirimi që do të kesh për gruan tënde do të jetë i pafund, përjetë.
Vajzës sime të tretë, Tiana Gia – ashtu si u thashë motrave tua më të mëdha kur u lindën – të jap fjalën se do të të dua, do të të mbroj, do të të udhëzoj dhe do të të bëj për të qeshur sa të kem jetë.
Babai jot i çmendur ka shumë përgjegjësi dhe merr shumë role në këtë botë të madhe, por të qenit babai jot është roli më i rëndësishëm që do të marr ndonjëherë.”/K.C/dritare.net