Batutat e Ramës/ 5 fëmijë përnjëherë vetëm Taulanti mund t’i bëjë, por ty zoti ta shtoftë inatin
Dritare.net
Rama e ka shoqëruar takimin me batuta, dhe ndërt to ka thënë se kaq shumë ka dalë në televizion këto kohë, saqë publiku nuk duhet të habitet kur ta shohë edhe në frigorifer.
Ndërkohë Rama ka four edhe për shpërblimin për fëmijët që sigurisht e shoqëroi me batuta.
“Meqë është ky meraku se çfarë do të behet nëse lindin dy… edhe tre përnjëherë zemër, … po ty zoti të shtoftë inatin se… si pesë?!
Pesë përnjëherë vetëm Taulanti mund t’i bëjë…
Meqë është ky merak atëherë të jetë e qartë, nëse dalin dy menjëherë të dy marrin secili 800 dollarë dhe nëse dalin tre, secili 1200, se nuk do i mbajmë pishën kush doli i pari dhe i dyti apo i treti.
Se ai që del i parë është dhe më i zoti dhe i takon, se pastaj larg qoftë, nuk ka për të dalë asnjëri i pari për të mos marrë më pak…
Nejse se kjo është një shaka, por për të përsëritur edhe një herë, se sa herë që flas për këtë temë, fillojnë po sikur me pas tre, po sikur me pas katër, nejse tek i katërti nuk kemi vendosur një shifër më të lartë se s’kemi dash të (qesh)”./ I.M-Dritare.net