Batuta e Myslym Murrizit: Armik në PD të vlerësojnë më shumë
Dritare.net
Dritan Hila: Ta zëmë se Rama përfundon mandatin e vet në 2021 keni ndërmend të konkuroni dhe për një mandat tjetër, i pavarur, mund të pranoni një ofertë nga PS apo mendoni se do të riktheheni në PD deri në atë kohë?
Myslim Murrizi: Historiku i armiqve tek PD ka treguar që kur bëhesh dy muaj armik vjen ose në kryesi ose kryetar partie dhe unë po shpresoj që pasi të mbaroj 2 apo tre muajt e dënimit, maksimalja ishin armiqtë e 2017, që u bënë të gjithë më të votuar në kryesi unë do të aspiroja për vendin e Edmond Spahos ose Edi Palokës, meqë kam dalë më shumë tradhëtar sesa të tjerët. Kur Arben Imami u bë ministër i Mbrojtjes, unë kam qenë kandidat në atë kohë pse të mos bëhem dhe unë. Unë as kam marrë tank, as kam prerë në besë njeri as kam bërë akt turpi dhe as kam marrë bakshish apo të fus lekë në xhep.
Dritan Hila: Do ta pranoje një ofertë nga PS-ja me Gramoz Ruçin
Myslim Murrizi: Myslim Murrizi nuk ka qenë anëtar i PS-së sic kanë qenë jo pak tek PD. Nuk kam qenë as spiun, prandaj për Gramoz Ruçin pyesni ata që kanë qenë me Gramoz Ruçin se ka bij sigurimsash, anëtarë të Partisë së Punës. Myslim Murrizi u ngrit fort kundër qeverisë së Gramoz Ruçit e Hekuranit.