Baton Haxhiu: Meta ka acaruar raportet me Ramën
E Enjte 13 Prill 2017, 21:09
Dritare.net
Sipas tij, nëse një parti shfaq një diskurs të tillë, ajo duhet të ketë “burrërinë” të dalë nga koalicioni.
Ai theksoi se PS dhe LSI hyjnë bashkë në zgjedhje, pasi për një kohë të gjatë këto dy parti funksionojnë, ndërsa shtoi se në kohën kur LSI-ja është krijuar në 2005 mendoi se do të arrinte të krijonte një ekulibër pushteti në Shqipëri, por duket se kohët e fundit e ka humbur atë pritshmëri.
Më tej, Haxhiu ka folur edhe për një marrëveshje të vitit 2013 mes Ramës dhe Metës në lidhje me Presidentin e Republikës.
Ai tha se ata kishin rënë dakord që Meta mund të ishte President, por duket se kjo marrëveshje tani ka levizur.