Baton Haxhiu këshilla falas për PD:Ja kush duhet të drejtojë!

I ftuar në studion e emisionit “Komiteti” analisti Baton Haxhiu ka treguar edhe personin i cili sipas tij duhet ta drejtojë Partinë Demokratike.
Baton Haxhiu ka deklaruar se Argita Malltezi vajza e Sali Berishës dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit është personi i denjë që ta drejtojë PD.

Haxhiu: Është vetëngrirë me dëshirën e Berishës… e ka një vijë familjare me Argitën dhe Jamarbër Malltezin plus dhe një grup tjetër që kanë punuar në Kosovë…

Buzhala: Por Jamarbër Malltezi doli kundër Bashës…

Haxhiu: Mendoj që është një taktizim brutal që nuk më ka pëlqyer… Unë mendoj se doktori e ka futur atë sa për të kundërshtuar ose sa për ti thënë epitetin e pluralizmin në parti.

LEXO DHE :  Të gjithë e humbën momentin e ëmbël mes Ariana Grandes dhe Nicki Minaj në MTV

Buzhala: Pse ti mendon se janë të afërt Basha dhe Argita?

Haxhiu: Argita dhe Luli kanë jetuar në Prishtinë…

Buzhala: Jo po them pas këtyre zgjedhjeve… a ka ambicie politike Argita?

Haxhiu: Argita është për mua ndoshta femra që e meriton me qenë në PD. Është më e zgjuar se Luli, është më e zgjuar se Berisha!… Argita është ndër femrat e rralla që ka karizëm! Që ka dije por e kundërta e saj është vllau… e mendoj se ajo nuk hyn në politikë pikërisht prej vëllait. Ai është në show bizz. Po të mos ishte Shkëlzeni, do të ishte liderja më e mirë e PD-së

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.