Bastet dhe kazinotë, Ahmetaj: S’ka kthim pas!

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te shtypit ne mbyllje te vitit, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet gradualisht./r/n/r/nFinance Minister Arben Ahmetaj, speaking during a press conference at the closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

Komisioni i Ekonomisë, është mbledhur për të diskutuar për ligjin e lojërave të fatit. Ndërkohë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se, nuk ka kthim pas për kazinotë dhe bastet, dhe sipas tij ato do të mbyllen më 31 dhjetor ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri. Ahmetaj vazhdoi më tej duke thënë se, administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve, dhe ekonomia që gjenerojnë lojërat e fatit, nuk është fare në interesin e qeverisë shqiptare.

“Në të njëjtën kohë duhet të sqarojë opinionin politik. Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotari Kombëtarë ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtës, zero!. Jam i bindur se kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie .Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit.”, tha ministri./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  30 mijë euro për vrasjen e Jurgen Kurtit, jeta luksoze e njërit prej të arrestuarve!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.