Bashkia Shkodër/ Situata e përmbytjeve po përmirësohet
E Martë 27 Mars 2018, 10:10
Dritare.net
Njftimi i Bashkisë.
“Sipërfaqja e përmbytur arrin në 3740 ha. Në njësinë Dajç janë 1415 ha të përmbytura, ndërsa duhet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit. Rruga Shirq-Darragjat vijon të jetë e bllokuar dhe mbi 150 shtëpi në Dajç janë të rrethuara nga uji. Në Ana e Malit janë 1200 ha tokë të përmbytura dhe 160 shtëpi të rrethuara nga uji. Në Bërdicë, mbi 600 ha tokë e përmbytur, ndërsa Ujësjellësi në Trush është jashtë funksionit. Në Velipojë janë të përmbytura mbi 340 ha dhe në fshatin Ças ka probleme në argjinaturë”,/K.Ç/Dritare.net