Bashkia: Qytetarë, jepni vendbanimin. Hyn në fuqi amnistia

Të gjithë qytetarët e Tiranës që jetojnë në tre lagjet më të reja të krijuara në kryeqytet apo ato që akoma nuk janë regjistruar me vendbanim në Tiranë, mund të përfitojnë nga amnistia dhe ta bëjnë këtë pa gjobë. Ndryshimet në ligj që mundësojnë këtë amnisti kanë hyrë në fuqi, ndaj duke filluar që nga kjo javë do të duhet të paraqiten pranë njësisë administrative ku realisht banojnë për të bërë regjistrimin e saktë.

Për t’u regjistruar duhen vetëm dy dokumente, kopje e kartës së identitetit dhe një kopje e dokumentit që vërteton marrëdhënien juridike të personit me pronësinë, qira apo pronar.

Nisur pikërisht nga kjo mundësi e krijuar Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Aseteve dhe Licencimit në Bashkinë Tiranë, referuar ndryshimeve ligjore u kërkon të gjithë administratorëve të 24 njësive administrative dhe 3 lagjeve të reja që të marrin të gjitha masat për t’u krijuar kushte dhe procedura sa më të lehta banorëve që të bëjnë regjistrimin.

LEXO DHE :  Iu hoq akreditimi, CNN padit Trump

 

“Një ndër pikat e rëndësishme të ligjit të mësipërm, në funksion të lehtësimit të shërbimeve ndaj qytetarit, ka të bëjë me pezullimin e masës administrative me gjobë për një periudhë 6 -mujore për të gjithë shtetasit që s’kanë bërë regjistrimin e vendbanimit aty ku ata banojnë realisht.

 

Natyrisht që qytetarët duhet të shpejtojnë që të përfitojnë nga kjo amnisti, pasi ligji u lë kohë atyre që të bëjnë lëvizjen e vendbanimit deri në muajin prill. Pra kushdo brenda kësaj periudhe ka mundësi që të bëjë regjistrimin e saktë pa iu nënshtruar penalizimeve me gjobë.A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.