Aktori turk dhe njëkohësisht bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare Almeda Abazi, Tolgahan Sayisman do të jetë në ekranet turke me një projekt të ri sezonin që vjen. Dritare.net informon se për aktorin do të jetë një serial i quajtur “Drita e jetës” dhe se së shpejti do të fillojë xhirimet. Është përfolur gjithashtu edhe se kush do të jetë partnerja që do ta shoqërojë në këtë projekt dhe mesa duket edhe këtë problem e kanë zgjidhur. Përkrah aktorit të njohur do të luajë aktorja e njohur si Halime nga seriali “Ertugrul”. Për momentin aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij Almeda Abazi kanë nisur pushimet e tyre në qytetin francez Saint Tropez./M.S-Dritare.net