Bashkëjetoi 10 vite me një burrë me 5 fëmijë, por ai thotë se nuk e njeh

Sot në rubrikën “Shihemi ne Gjyq”, tek “E Diela Shqiptare” që transmetohet në Televizionin Klan, ishin dy motra nga Elbasani. Mejremja, e cila është ndarë pas një bashkëjetese 10-vjeçare, nuk ka ku të qëndrojë dhe ka ftuar të motrën e saj, Merushen, për t’i kërkuar ta marrë në shtëpi. Por Merushja, e cila është martuar për herë të dytë i thotë së motrës se nuk ka çfarë t’i bëjë pasi ka bashkëshortin dhe fëmijët e saj nga dy martesa. Në çastet e fundit të seancës së ndërmjetësimit, Zonja Eni i kërkoi një premtim Merushes që të bëjë diçka dhe të mos e lërë në mes të katër rrugëve motrën e saj. Merushja nuk foli dot, porse Zonja Eni teksa pa sytë e saj të mbushur me lot tha se “heshtja flet më shumë se fjalët. Ta mbyllim këtu dhe ajo do të bëjë diçka.” Por, ky nuk është halli i vetëm i Mejremes. Bashkëjetuesi i saj për rreth 10 vite, Bashkimi, i kontaktuar nga stafi i “E Diela Shqiptare” ka mohuar se e njeh atë lërë më të ketë bashkëjetuar.

LEXO DHE :  Si duhet lexuar deklarata e Metës kundër reformës në drejtësi!

Tani për Mejremen duhet të fillojë një kalvar i gjatë gjyqësor në përpjekje për të siguruar dëshmitarë dhe për të marrë dëmshpërblim për mundin e saj 10-vjeçar në shërbim të Bashkimit. Ajo ndjehet e mashtruar nga Bashkimi, i cili nisi bashkëjetesën më të kur ishte rreth 55 vjeç, ndërsa Mejremja 38. Merushja thotë se bashkëjetuesi e ka përdorur Mejremen si “pastruese dhe si lavatriçe”, ndërsa Mejrmeja nuk ia fal Bashkimit faktin që e ka gënjyer vazhdimisht lidhur me dëshirën e saj për tu bërë nënë. Ajo e akuzon atë se nuk dëshironte fëmijë të tjerë pasi i kishte pesë fëmijë nga martesa e mëparshme dhe gjithmonë e kishte gënjyer se do të bënin një fëmijë por kurrë nuk ndodhi. Fillimisht i kishte thënë se kishte probleme, por mjekët ia bënë të qartë se ajo nuk kishte asnjë problem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.