Basha: Xhafaj i ofroi 200 mijë euro dëshmitarit X për të përgënjeshtruar akuzat
Dritare.net
Në një deklaratë për median Basha thotë se “të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale”
"Jam sonte në këtë orë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar gazetarin investigativ Jetmir Olldashi dhe për ti bërë presión dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.
Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike,” deklaroi Basha./d.m-dritare.net