Basha thirrje qytetarëve: Bashkojuni protestës së banorëve, në Astir

Protestën e banorëve në Unazën e Re  e ka mbështetur edhe lideri i opozitës,  Lulzim Basha. Basha ka shkuar pasditen e kësaj të premteje në Astir, ku ka zhvilluar një takim me banorët dhe u ka ofruar mbështetjen e opozitës. Banorët janë në protestë prej disa ditësh dhe shprehen se nuk pranojnë asnjë zgjidhje alternative, dhe nuk lejojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Gjatë takimit me Bashën ata kanë kërkuar dëmshpërblim nga qeveria, për shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Ndërkohë, lideri i opozitës shprehet i tronditur dhe i shokuar, për faktin se do t’u prishen banesat rreth 400 familjeve. Gjatë fjalës së tij, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës në Unazën e Re.

 “Para se të flas unë dua tju them se prania juaj këtu është e domosdoshme, pasi është fati i 400 familjeve që e keqja u ka trokitur në derë. E kam ndjekur këtë çështje që nga minuta e parë. Jam ndjerë i tronditur dhe i shkuar nga ajo që kam parë. U ballafaqova me dramën e këtyre familjeve dhe të mijëra shqiptarëve që po vendosen në një presion psikologjik. Asgjë nuk respektohet, pasi Edi Rama dhe Veliaj kanë një projekt bashkë me një grup oligarkësh dhe bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës. Shkelin ligjin dhe Kushtetutën për të shkatërruar shtëpitë. Një pjesë e tyre të legalizuara dhe një pjesë në proces. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria. Sa e rrezikshme është kjo bandë e kam paralajmëruar. Mos prisni që t’u vijë e keqja në pragun e shtëpisë tuaj, por ejani këtu. Mbroni ligjin, Kushtetutën. Në këtë skandal s’ka asgjë të ligjshme. Shteti ka shkelur ligjin, kryeministri ka shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme këtu është rezistenca e këtyre banorëve. Shkelja e ligjit është tipar i kësaj qeverie. Ky është mesazhi i PD. PD ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të tyre me këshilltarë dhe deputetë. Do qëndrojmë pro kauzës së këtyre banorëve.”, përfundoi Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Vol-vo 4/ Kërkuan lirinë, Gjykata shtyn seancën për 24 të arrestuarit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.