Basha takim me qytetarët e Lushnjes: Na duhet ndihma juaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e kësaj të hënë po zhvillon nja takim me banorët e Lushnjes.

Teksa ka ecur në rrugët kryesore të qytetit, Basha ka takuar pronarët e bizneseve, dhe i ka ftuar të bëhen pjesë e protestës së 16 shkurtit, dhe se platforma e biznesit që PD ka prezantuar do e nxjerrë vendin nga situata në të cilën ndodhet. Basha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e këtij qyteti u tha se ata nuk janë të varfër por të vjedhur

LEXO DHE :  Presidencialet/ Nesër Maqedonia e Veriut në zgjedhje, mes kandidatëve një shqiptar

 “Përmes biznesit të vogël të rritet konsumi, ky është qëllimi kryesor. Përsa i përket Lushnjës, situata për fëmijët është e rëndë. Duan ta heqin Lushnjës nga lista e qyteteve.

Nuk jeni të varfër, por jeni të vjedhur. Nëse ne kthejmë subvencionet për biznesit  dhe me çmime që favorizojnë biznesin, Lushnja do të marrë sërish frymë. Do merrni ju frymë do marrë Shqipëria. Kjo është java vendimtare”, tha Basha./A.C/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.