Basha sulmon Top Channel: I bëri interpretim allasojçe deklaratës sime
E Premte 21 Prill 2017, 13:01
Dritare.net
“Sot mediat konvencionale janë tërësisht nën presionin e pushtetit. Nga sot ne nisim konkursin e Fake News për javën që mbyllim. Këtë javë kemi dy kampionë për fat të keq: Top-Channel, Balkanweb dhe Panorama Online. Top-Channel për interpretimin allasojçe të deklaratës sime. Rama dje tha se Vetigun e shtyn pas zgjedhjeve, kurse unë thashë se ai do të bëhet menjëherë pas qeverisjes zgjedhore dhe sipas konsensusit të 22 korrikut të kaluar”, u shpreh Lulzim Basha. Kreu i Partisë Demokratike citoi mediat prestigjioze si Forbes kur tha se “Edi Rama ndërton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer vendin në qendrën e krimit dhe të drogës”.