Basha: Shqipëria në mort, nuk do t’i hapen negociatat në qershor

Në seancën e sotme parlamentare, ku i pranishëm është edhe kryeparlamentari maqedonas Telat Xhaferi, kreu i opozitës u shpreh se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat në qershor.

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë projektligjin për ratifikimin e Protokollit të NATO-s për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por Basha tha se qytetarët shqiptarë nuk mund të festojnë, pasi sipas tij qeveria ka ardhur nga krimi dhe se sot sipas tij vendi është në mortin e dytë të rënies së shtetit në Shqipëri.

“Aksidenti tragjik ka mbushur me dhimbje popullin shqiptar dhe të Maqedonisë së Veriut dhe dua që në këto orë dhimbje t’u drejtoj ngushëllimet tona më të ndjera. Zoti u lehtësoftë dhimbjet. Maqedonia e Veriut në NATO është një moment i veçantë.  Konfirmoj vizionin e palëkundur të PD në mbështetjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Për PD çështja kombëtare është ylli polar. Procesi i Maqedonisë së Veriut në NATO erdhi pas një përballje të fortë midis faktorëve që nuk duan Ballkanin në NATO por edhe faktorëve që me lidhjet me krimin ishin bërë pengesë. Të gjithë i mbajnë mend skenat në Kuvendin e Maqedonisë. Kush jemi ne të zgjatemi më shumë me hallet e Maqedonisë.

Këta njerëz këtu kanë ardhur në pushtet si shprehje e një grushti kriminelësh. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të festojmë me ju. Shqipëria nuk do ta marrë hapjen e negociatave në qershor. Ky është morti i dytë zoti Xhaferri, mori i rënies së shtetit të Shqipërisë. Një grup oligarkësh që kanë kapur Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse në këtë ditë ne nuk mund të festojmë me ju, por frika e tyre është që këtë qershor Shqipëria nuk mund ta marrë dritën jeshile të hapjes së negociatave. Sot kemi një problem të gjithë problemeve. Të shtunën do jetë protesta më e madhe” , tha Basha.E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Motrat Istrefi publikojnë projektin e shumëpritur

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.