Basha shkon në Elbasan: Bashkë do të sjellim pranverën shqiptare!
E Enjte 14 Mars 2019, 14:02
Dritare.net
Ai u ka bërë një vizitë qytetarëve, me rastin e Ditës së Verës. Duke uruar mbarësi, Basha tha se duke u bërë bashkë, do të sjellin pranverën shqiptare.
“Bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre! Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t’ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri”, tha Basha./E.B-dritare.net