Basha reagon për ngjarjen në komisariatin e Korçës: Të dalin emrat

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Komisariatin e Policisë së Korçës, ku një i ri humbi jetën.

Basha ka kërkuar dënimin e merituar të dhunuesve, duke deklaruar se ky nuk është rast sporadik, por “produkti i një policie që është vene në shërbim të shefave qeveritare, të bandave, të kapove, të vëllezërve të ministrave e kryeministrit”.

Reagimi i Bashës

Denoj me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policise te 27 vjecarit Enea Ftoi, sot ne Korce. Ky krim cnjerezor eshte shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe eshte dhe babai i 3 femijeve.

 

Une dhe Partia Demokratike kerkojme hetim te menjehershem dhe transparence te plote, se kush eshte ai, ose ata qe kryen kete krim makaber. Te dalin ne drite emrat e tyre dhe te hetohen e te perballen me ashpersine e ligjit.

LEXO DHE :  “Dukesh si 40-vjeç”, vajza e Majlinda Bregut revoltohet me komentuesin, ndërhyn dhe e ëma

 

Kjo nuk eshte nje ngjarje sporadike. Eshte ne fakt, produkti i nje policie qe eshte vene ne sherbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vellezerve te ministrave e kryeministrit.

 

Kjo polici qe sherben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim.V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.