Basha sulmon qeverinë "Rama": Fasada ka rënë, Shqipëria në dorën e të marrëve
Dritare.net
"A e njihni kush është kjo zonjë, a i njihni kush janë, cfarë janë? Më thoni: A i mbani mend emrat, ministre e kujt është kjo. Mos pëllit, nëse ka filluar që të dhemb që tani. Anëtare të PS, a iu përfaqësojnë ju, apo kontot bankare të oligarkësh. Ata ja kanë sjell. Pazaret e milionave. S’ka diskutim, një pjesë e tyre duhet të shkojnë në ndjekje penale. Nuk ka nevojë më për fasadë, kjo është injoranca e një të çmenduri. Vendi është në duar e një të marri, i krimbur në paratë që iu ka vjedhur popullit . I dalë binarësh, pasi ka shkatërruar thelbin e demokracinë atë të ndarjes së pushteteve. Bëri sikur imitoi Isamail Qemali dhe Hasan Prishtinën, por i ra fasada dhe bëri si Enver Hoxha. Asgjë e mirë natyrisht nuk mund të vijë nga kjo, faturën e paguajnë studentë, pensionistet. Vendi sot është në emergjencë kombëtare. Ky i marrë do t’i poshtëroje shqiptarët deri në pikën e fundit. Nuk ka lekë për të paguar dhe del e shprehet se po anulojmë projektin Kashar-Thumanë.”,-tha Basha./K.C/dritare.net