Basha: Prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion

Kreu i PD-së Lulzim Basha  gjatë fjalës së tij në parlament tha se bashkëpunëtori X, që ishte edhe në audiopërgjimin e publikuar nga demokratët, ku pretendohet se fliste me Agron Xhafajn, po kërcënohet. Basha tha se prej disa ditësh bashkëpunëtori X po shantazhohet bashkë me familjen e tij.

“Policia ka marrë urdhër nga vëllezërit Xhafaj, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion të dyfishtë, të bandës Xhafaj dhe terrorin policor, e gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë atij. Deri dje Agron Xhafaj ishte në Shqipëri, në Vlorë. Është fakt se ai ndërroi identitet, se ai vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës në Vlorë. Dje niset fshehtas e me urgjencë në Itali, jo si të ekstraduarit, por me avionin e linjës, ku as nuk i vunë prangat dhe as kryen procedurat, por u përshëndet me policët dhe hipi në avion”, tha Basha gjatë fjalës së tij. ”- tha Basha nga foltorja e Kuvendit. V.D/dritare.net.

LEXO DHE :  Fotografi i dasmës mbretërore: Jam i mahnitur nga kjo eksperiencë!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*