Basha për protestën e studentëve: Sapo të vijmë në qeveri, do anulojmë ligjin e Arsimit të Lartë
E Diel 9 Dhjetor 2018, 18:06
Dritare.net
Në një prononcim për mediat, ai ka folur edhe për protestën e studentëve , dhe është shprehur se sapo t’u besohet pushteti me votë, qeveria e tij do anulojë ligjin e arsimit.
“Ne jemi kundër ligjit për Arsimin e Lartë. Do ta anulojmë këtë ligj sapo të na besohet qeverisja me votë. Jemi në mbështetje të protestës së studentëve dhe të kujtdo proteste. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Kjo duhet të marrë fund”, deklaroi Basha./E.B-dritare.net