Basha paralajmëron: Në orët në vijim zbulohet struktura e plotë mafioze e shtetit
E Enjte 17 Maj 2018, 11:11
Dritare.net
Basha ka paralajmëruar se shumë shpjtë do të dalë e plotë struktura e plotë mafioze e strukturës së qeverisë Rama.
“Ky është moment vendimtar, e sotmja do nxjerrë zbuluar në orët në vijim strukturën e plotë mafioze të shtetit të Ramës. Largimi i kontrolluar i Agron Xhafajt është pjesë e asaj skeme, tregon se opozita kishte të drejtë, ishte denoncimi ynë, por edhe duke e çuar në Itali, e shpëtojnë nga ndjekja penale në Shqipëri, krijojnë alibi për të mos nisur hetimin. Kamikazja Arta Marku e Donika Prela që e lanë të largohej janë skandaloze, nëse ndaj tij ka filluar hetimi ai nuk duhej lënë të largohej, nëse jo, pse nuk ka filluar hetim dyshja kamikazë Marku-Prela”-tha Basha.”, tha Basha. V.D/Dritare.net/