Basha paralajmëron demokratët: 1/3 e grupit nuk do të jenë më deputetë
Dritare.net
“Reflektimi im për rininë i qartë. 35% e grupit të PD do të vijë nga ju dhe do t’i zgjidhni ju lirisht me votën tuaj, sipas aftësisë së tyre, sipas bindjes suaj. Pushtet për qytetarët dhe jo për politikanët”, tha Basha. Basha tha se të rinjtë do të kenë rrugën e hapur për të promovuar vlerat e tyre dhe për të ardhur një ditë në krye të PD-së.
“26 vite më parë, heronjtë tanë e hapën rrugën. Sot ju bëj apel ju të rinjve, pas 26 vitesh a jeni gati të merrni në dorë fatin e vendit. Para 26 vitesh ekzistonin dy botë, bota e Bllokut, dhe nga ana tjetër Shqipëria reale. Edhe sot është kështu, ka një botë me krokodilë të korrupsionit, dhe një botë tjetër me njerëz në varfëri, pa mundësi, pa shëndetësi, të rinj pa të ardhme. Janë dy botë, dhe njësoj si para 2+ vitesh, kur udhëheqësi krenohej se jemi populli më i mirë ushqyer, ndërsa shqiptarët nuk merrnin as vlerat kryesore ushqimore. Edhe sot kryeministri ju kujton të lexoni raporte, për të bërë të zezën të bardhë. Por e zeza e bardhë nuk bëhet me propagandë e mashtrim. Liria dhe rinia janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrën”, tha Basha.