Basha nga Shkodra: Rama kryeministër në letër, ligjin e bëjnë bandat
Dritare.net
“Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë dhe jo për të shitur mend e për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve. Por Rama nuk mund të jetë këtu është në Tiranë me Cyrbjen, Taulant Ballën e Xhafën e shumë eksponentë të rilindjes së faktuar si të lidhur me krimin. Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në Shkodër në zgjedhjet bashkëpunoi haptazi me familjen Bajraj dhe tani ka humbur çdo fuqi për të imponuar ligjin Rama është kryeministër në letër, kontrollin në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier e Shijak nuk e ka policia, por bandat. Dhe sot kam një thirrje, për drejtorin e policisë së qarkut: Jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj. E vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale”. tha Basha. V.D/dritare.net/