Basha nga Rrësheni, thirrje qytetarëve: Mos e pranoni poshtërimin!
Dritare.net
"Qeveria duhet të mësojë si të hapë vende pune, të garantojë sigurinë, punësimin, arsimin, kontrata me njerëzit për t’i shërbyer njerëzve jo për të vjedhur fondet publike, me skema korruptive, jo për të zhdukur fondet e shëndetësisë me koncesione. Objektivi numër 1 është hapja e vendeve të punës me paga e kushte dinjitoze për shqiptarët dhe të rinjtë.
Ne duam të kemi një qeveri që u shtrin dorën dhe u ndihmon, një bashki që nuk ju braktis dhe për këto ka dy mënyra, zgjedhje të lira e sistemin e drejtësisë. Zëri i Amerikës ka publikuar fakte tronditëse që tregojnë se në krye të vendit është një kryeministër dhe bandë e përcaktuar nga paratë e drogës dhe krimit. Kush e lidh fatin me kriminelët i vjedh qytetarët, i mashtron, i gënjen, i braktis. Mos e pranoni asnjë minutë poshtërimin”- tha Basha./E.B-dritare.net